Top Channel/ Buxheti 2025, Veliaj: Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës
14/12/2024 18:56

Viti 2025 do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon trajtimit të nxënësve në shkollat publike të kryeqytetit. Ashtu si për shtresën e pensionistëve, të cilët nga 1 janari 2025 do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pjesën më të madhe të buxhetit për të rinjtë vitin tjetër do ta marrë ushqimi falas në shkolla. Ai tha se në këtë mënyrë çdo nxënës do të ketë një trajtim të barabartë, duke marrë si shembull edhe eksperiencën e suksesshme në çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit. “Ajo që kemi parë në shumë prej shkollave tona është se në lagje të ndryshme të Tiranës, fëmijët ushqehen ndryshe. Qartazi ka mungesa të kalorive dhe vitaminave. Prandaj, Bashkia e Tiranës po sjell një filozofi solidare. Ajo që ne themi, si të majtë, është se të gjithë duhet ta kenë fillimin e barabartë. Ndaj, vendimi më i rëndësishëm i bashkisë për 2025-ën, për të këtë buxhet, është ushqimi falas për të gjithë nxënësit e Tiranës, si një mundësi për t’i dhënë të gjithë fëmijëve një fillim të barabartë”, u shpreh Veliaj. Ai nënvizoi se buxheti ka në fokus njerëzit që kanë më shumë nevojë për mbështetje, duke nisur nga fëmijët, studentët dhe të moshuarit. Veliaj shtoi se, edhe gjatë këtij viti, Bashkia e Tiranës do të vijojë të subvencionojë 100% abonenë për studentët, ashtu sikurse edhe për pensionistët. “Më shumë nevojë kanë fëmijët dhe nxënësit, prandaj e kemi fokusin te shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Po ashtu, kanë nevojë studentët, prandaj do ta subvencionojmë sërish 100% abonenë e studentit. Madje, ky është buxheti i parë që subvencionon me 192 mijë lekë në vit, 16 mijë lekë në muaj, abonenë e përgjithshme të transportit për të gjithë gjyshërit dhe gjyshet tona. Do të duam që me ushqimin falas, abonenë falas dhe konviktet gjysmë të paguara nga bashkia, të sjellim një frymë të re solidare, mbështetje, të majtë dhe të bukur, për bashkinë tonë dhe për qytetin tonë”, u shpreh ai. Veliaj u ndal te shkollat e reja në kryeqytet, duke deklaruar se gjatë vitit të ardhshëm do të ndërtohen 5 godina të reja arsimore, duke e çuar në 50 me zero rezultatin ndaj opozitës, që sipas tij kërkon të vijë në pushtet vetëm me retorikë, dhe jo me votë apo me punë. “Edhe ciniku më i madh nuk e mohon dot realitetin e shkollave në Tiranë. Kemi ndërtuar 45 shkolla, ku njëra është më e bukur se tjetra. Kemi hapur garën për 5 shkolla të reja. Deri në fund të muajit do të kemi fituesit, që përfundimisht edhe lagjja e fundit e Tiranës, të ketë buqetën e saj të shkollave. Nisim ndërtimin e tre shkollave të reja te Astiri: një nga shkollat përfshin çerdhe, kopësht, parashkollor dhe 9-vjeçare; shkolla tjetër është 9-vjeçare, me gjimnaz, do funksionojë si shkollë e bashkuar. Tani rezultatin e kemi 45 me zero. Me këtë buxhet rezultati shkon 50 shkolla me zero. Muhabetet e tjera: “Ik ti që të vij unë, ose ik ti që na munde me 60 mijë vota, që të vij unë”, “hap ti rrugën që të vij unë”… nuk funksionon kështu. Funksionon me punë dhe me votë. Duhet t’u pëlqejmë të gjithëve apo t’u shërbejmë të gjithëve? Unë besoj se ne të bashkisë e kemi ndarë mendjen: duhet t’u shërbejmë të gjithëve”, deklaroi ai.

Top Channel/ 100 mln për sipërmarrjet, miratohet fondi, pritet subvencion edhe për transportin
01/04 19:39
Top Channel/ E zbulon Rama: Rregulla të reja për naftën, çmimi do vendoset nga kompania publike
01/04 19:38
Top News – Rama: Do hyjmë në tregun e naftës. ‘Kompani publike për të mbrojtur konsumatorët’
01/04 18:54
Top Channel/ “Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama:Futemi në treg për garanci për qytetarët
01/04 16:55
Top Channel/ ‘Të kemi pavarësi energjetike’,Rama:Me energjinë e erës dhe atë diellore kompletojmë..
01/04 16:54
Top Channel/ ‘Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët’, Rama: Nuk mund të mbeten…
01/04 16:45
Top Channel/’Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit’, Rama:Do formalizojmë tregun…
01/04 16:45
Top Channel/Reforma në Drejtësi, Rama:Ne ja dolëm ta bëjmë me gjithë konfliktet, krenar për…
01/04 16:44
Top News – Çmimet e larta në Shqipëri. Berisha-Shkak oligopolet në treg! Do t’u shpallim luftë
01/04 16:41
Top News- Berisha takon përfaqësuesit e KiE: I informova se Parlamenti fsheh ftesat për opozitën
31/03 20:58
Top News- Rama flet për përplasjen me Spiropalin, reagimi i parë pas mbledhjes së grupit
31/03 20:57
Top Channel/ PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, palët “përplasen” për numrin e deputetëve
31/03 19:47
Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03 19:34
Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15