Gjatë buxhetit 2022 për Rininë dhe Fëmijët, Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të investojnë në njohuritë kompjuterike dhe teknologjike, si dhe do të angazhohen fëmijët duke filluar nga klasa e parë. Kryeministri përmend një prej vajzave të pranishme në sallë, e cila punon online nga shtëpia dhe është e lidhur me kompani të huaja, ndërsa shton se paguhet më mirë se sa mësuesit që ka në shkollë!