Top Channel/ Buxhet afatshkurtër për të shmangur mbylljen e qeverisë, nisma kalon në Senat
30/09/2023 23:10

Për të shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, miratoi një projektligj për një buxhet afatshkurtër. Nisma ligjore do të shërbejë vetëm nëse miratohet në Senat, e më pas të firmoset nga presidenti. Nëse merret aprovimi, atëherë Kongresi do të ketë 45 ditë kohë për gjetur një kompromis për miratimin e buxhetit të plotë për vitin e ri fiskal. Nëse nuk arrihet një marrëveshje për një buxhet të përkohshëm, atëherë rreth 4 milionë punonjës të qeverisë federale dhe pjesëtarë të shërbimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara, nuk do të paguhen gjatë kësaj periudhe. Disa punonjës në detyra thelbësore për mbarëvajtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare do të vazhdojnë të ushtrojnë detyrat e tyre pavarësisht miratimit apo jo të buxhetit. Po ashtu pritet të mbyllet dhe një pjesë e programeve të ndihmës për familjet në nevojë. Kundërshtitë brenda republikanëve, që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, kanë bërë që të mos gjendet dakordësia për buxhetin e ri. Ndërkohë senati, që kontrollohet nga demokratët, po punon për një plan financimi 7-javor, që do të mbante hapur qeverinë deri në mes të muajit nëntor, duke u dhënë më shumë kohë ligjvënësve për të hartuar një buxhet të plotë për vitin e ardhshëm financiar, që fillon më 1 tetor. Megjithatë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, Kevin McCarthy, ka refuzuar që plani i Senatit të hidhet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve. Republikanët e vijës së ashpër kërkojnë shkurtime më të thella, me rreth 120 miliardë dollarë shkurtime shtesë vetëm për vitin e ri fiskal, gjë që mund të ndikojë tek programe që nga arsimi dhe mbrojtja e mjedisit e deri tek hulumtimet mjekësore. Pamjet: AFP

Top News- 12 anije luftarake drejt Iranit, mes tyre më e madhja në botë, SHBA përgatit dhe F35-at
17/02 00:00
Top Channel/ Australia tërheq 34 shtetas nga Siria, ishin në një kamp me shqiptarët
16/02 23:19
Top Channel/ “Gjuetia” për gaz dhe naftë, Greqia dyfishon kërkimet në det
16/02 23:11
Top Channel/ Vrasja e aktivistit të djathtë trondit Francën, e vranë të majtët
16/02 23:10
Top News- Rrjeti i ri i sabotazhit: Kremlini angazhon ish-strukturat e Ëagner me mision në Europë
16/02 23:08
Top News- Terroristi kërkon të vrasë këngëtaren Taylor Swift, eksplozivë me porosi nga ISIS
16/02 23:06
Top Channel/ Shuhet këshilltari i “Kumbarit”, Lamtumirë ikonës Robert Duvall
16/02 22:39
Top News- Drama e familjeve në kampet e ISIS, duan të kthehen por nuk po riatdhesohen
16/02 22:19
Top Channel/ Anglia, gjobë nga emigrantët! Do u paguajë nga 6 mijë paund se u mori celularin
16/02 19:20
Top News – Irani ‘i tregon dhëmbët’ SHBA-së / Stërvitje ushtarake në ngushticën e Hormuzit
16/02 16:14
Top News – Rekord përmbytjesh, Franca në alarm / Stuhitë ndëshkojnë Spanjën me erëra vdekjeprurëse
16/02 16:13
Top Channel/ “Të tjerë gra e fëmijë në Siri”! Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për nipin
16/02 15:26
Top News – Ombrellë të përbashkët bërthamore / Gjermania e Franca në bisedime: Nuk zëvendësohet SHBA
16/02 15:08
Top News – SHBA e Hungaria, pakt bërthamor / Rubio takon Orban, mbështetje para zgjedhjeve
16/02 14:54
Top Channel/ Lista Epstein, akuza për përbaltje: “Përmban dhe emra të pafajshmish”!
16/02 14:50
Top Channel/ Dëbimet në Europë, si ICE në SHBA: Paralajmërimi nga mbi 70 organizata!
16/02 14:48
Top News – Nuk e vramë Navalnin me helm bretkose / Rusia hedh poshtë akuzat e Evropës: Gënjeshtra
16/02 14:46
Top News – Polonia do ndërtojë armë bërthamore: Qëndrimi ‘imperialist’ i Rusisë po na detyron
16/02 14:34
Top News – SHBA-Evropë, janë kaluar vijat e kuqe/ Trump tronditi lidhjet, nuk heq dorë nga Grenlanda
16/02 12:43
Top Channel/ Putin një javë i zhdukur, Zelensky: “Nuk i ka mbetur shumë kohë”!
16/02 12:09
DIGITALB DIGITALB