Në prononcimin që dha për media, nga jashtë ambienteve të Kuvendit, Bushati theksoi se maxhoranca po kërkon ta kthejë parlamentin në tallava. Helidon Bushati: Maxhoranca e sotme po kërkon ta kthejë parlamentin në tallava. Kjo është e patolerueshme dhe është një turp për parlamentarizmin shqiptar. Sot u paraqitëm dhe nuk na u dha fjala. Konferenca e kryetarëve e ka saktësuar që në raste të komisioneve të çështjeve të rëndësishëm mbledhjet mund të bëhen edhe fizikisht. E trajtuam këtë çështje, por fjala jonë ra në vesh të shurdhër.