Kanceri i gjirit prek jo vetëm femrat por edhe meshkujt. Dy raste me masë tumorale të gjirit tek meshkujt janë evidentuar në Fier pas diagnostikimeve. Nisur nga incidenca e lartë e prekjes nga kanceri i gjirit mjekja onkologe në Spitalin Rajonal në Fier Anisa Mone është shprehur për kujdesin qe duhet të tregojnë jo vetëm femrat por edhe meshkujt për të parandaluar avancimin e sëmundjes.