Ka qenë burgu më famëkeq i sigurisë së lartë, i mbiquajtur “Ishulli i djallit” apo “Fortesa” , për shkak se prej andej, arratisja konsiderohej e pamundur. Një gjë e tillë nuk i pengoi megjithatë të dënuarit që ta tentonin largimin. Kjo javë shënoi 75 vjetorin e të ashtëquajturës “Beteja e Alkatrazit”, përpjekja më e madhe për të ikur prej andej që përfundoi në një lumë gjaku.