Gjykata e Durrësit la sot në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, ndërsa për mjeken e institucionit, Ylfete Sema, u la në arrest shtëpie, në kuadër të hetimeve për arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci. Mbrojtja e të arrestuarve deklaroi se do e ankimojë vendimin.