Dy shqiptarë janë burgosur për kultivimin e kanabisit në Angli, pasi pamjet me dron nxitën bastisjen e policisë. Mediat britanike shkruajnë se ata pranuan të merreshin me rritjen e më shumë se 423 bimë kanabisi me vlerë deri në 350,000 paund në një shtëpi në Sutton Bridge. Ka qenë Gjykata e e Kurorës së Lincoln, ajo e cila ka vendosur ditën e sotme dënimin me 14 muaj për secilin.