Dënim maksimal me burgim të përjetshëm ka vendosur apeli I gjykatës së posatshme për Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në tetor të vitin 2017. Në ndryshim nga shkalla e parë që e pushoi çështjen Apeli I gjykatës për krimin e organizuar i ka dënuar edhe me nga 25 vite burg për atentat ndaj Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares.