Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ramiz Micin, i cili vrau bashkëjetuesen 2 ditë me parë. Gjatë seancës gjyqësore të ditës së sotme, avokati i Micit i caktuar nga shteti kërkoi analizimin e gjendjes se tij mendore. Kërkesa u refuzua nga gjykatësja Pajtime Fetahu dhe prokuror Xheljan Seferi.