Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princin Leka Zogu II, për incidentin e ndodhur pak muaj më parë në Oborrin Mbretëror. Në pretencën e dhënë, Prokuroria kërkon 6 muaj heqje lirie për ish-bashkëshorten e Princit, Elia Zaharinë dhe për babanë e saj, Gjergj Zaharinë.