Masa “arrest me burg” iu dha ish-zyrtares, Alda Klosi, e cila aktualisht është e shtruar në spital, për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore. Pranë ambienteve të spitalit “Nënë Tereza” janë gjyqtari Arben Micko dhe prokurorja e çështjes, Mirela Zavalani. Gjyqtari Arben Micko e zhvilloi masën në gjykatë penale të Tiranës. Avokati Ilirian Muho që përfaqëson Alda Klosin deklaroi se do flasë pas seancës.