Brenda të njëjtës ditë mbasi prokuroria shpalli pretencën, gjykata dënoi me 20 muaj burg Alda Klosit .Ish drejtoreshë në ministrinë e Financave. Në këtë vendim aplikohet dhe zbritja e një të tretës së dënimit. Ish funksionarja gjatë kohës kur ministria e financave drejtohej nga Arben Ahmetaj u gjet fajtore për mos deklarim të të ardhurave, një krim i zbuluar pas denoncimit se banesa e saj ishte vjedhur .