Për shkak të infrastrukturës, Qendra e Paraburgimit në Gjilan u zgjodh nga Danimarka për transferimin e të burgosurve. Hapësira prej tre hektarësh e funksionalizuar rreth 7 vjet më parë do të akomodojë të burgosurit danez, në rast se arrihet një marrëveshje. Kapaciteti maksimal i kësaj qendre arrin deri në 300 të burgosur.