Rrethi i Bulqizës vazhdon të jetë i mbuluar nga një lloj pluhuri ngjyrë e verdhë. Ky pluhur ka turbulluar shikimin, jo vetëm për banorët, por edhe për drejtuesit e automjeteve. Mesa duket ky pluhur ka ardhur nga Saharaja. Rëra e Saharasë ka ngarkuar atmosferën e vendit, duke e bërë të duket si një shkretëtirë me sasi të mëdha pluhuri të verdhë të pezulluar në ajër.