Gjatë mesditës së sotme Bulqiza është përfshirë me reshje të dendura dëbore. Tashmë i gjithë vendi është zbardhur, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. Reshjet e dendura të dëborës vijojnë të bien, ndërsa në disa akse rrugore janë hasur me probleme.