Qyteti minator i Bashkisë Bulqizë po bëhet gati festat e fundvitit. Në Bulqizë ka nisur vendosjen e pemës së “Vitit të Ri 2024” dhe dekorimin e qendrës së qytetit. Nën kujdesin e veçantë të bashkisë Bulqizë dhe ndërmarrjes përkatëse, për të gjithë banorët e qytetit të Bulqizës kanë nisur zbukurimet e festave të Vitit të Ri. Por jo vetëm, zbukurimet dhe vendosja e pemës së Vitit të Ri do të vendoset në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë.