Në pesë vitet e fundit, në Shqipëri është importuar 13.667.239 litra vaj palme. Sipas kësaj shifre, nëse i referohemi vitit 2024, shqiptarët kanë konsumuar 1.2 litra vaj palme në vit, ose e thënë ndryshe, një shishe me vaj palme secili, të cilën e marrin atë përmes produkteve të bulmetit që shiten në raftet e supermarketeve.