Top Channel/ Bullgaria lejon fluturimin e Putinit: Në Budapest për takimin me Donald Trump!
21/10/2025 11:41

Një datë për takimin e tyre nuk është caktuar ende, megjithatë rrugëtimi i presidentit rus Vladimir Putin drejt Budapestin për takimin me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i kishte që në fillim disa pengesa. Kur Putini udhëtoi drejt Alaskës për samitin e Anchorage në muajin gusht, SHBA-ja dha një leje të posacme për avionin e tij presidencial- Ilyushin Il-96 , i njohur ndryshe si "Kremlini Fluturues" që ka katër motorë dhe është i mbushur me sisteme mbrojtëse. Avionëve rusë u ndalohet hyrja në hapësirën ajrore të SHBA-së, e kjo gjë vlen edhe për hapësirën ajrore të BE-së. Në mënyrë që të udhëtojë drejt Budapestit, atij i nevojitet një përjashtim i posaçëm për të fluturuar mbi një shtet anëtar të bllokut. Këtë gjë vendosi ta bëjë Bullgaria. Sofja zyrtarë sinjalizoi, se do të lejojë fluturimin e presidentit rus përmes hapësirës së saj ajrore drejt kryeqytetit hungarez. "Nëse bëhen përpjekje për arritjen e paqes, dhe nëse kushti për këtë është, që të ketë një takim, atëherë është logjike që të mundësohet zhvillimi i këtij takimi ashtu siç është e udhës", është shprehur ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev, sipas një njoftimi të radios shtetërore bullgare në kuadrin e takimit të këshillit të ministrave të BE-së në Luksemburg. Një itinerar i mundshëm fluturimi nga Moska për në Budapest kalon mbi Detin e Zi, mbi Bullgari dhe Serbi. Hapësira ajrore e Bullgarisë si vend anëtar në BE pas fillimit të luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainës është e mbyllur për avionët rusë. Itinerare të tjera të mundshme janë në veri përmes Bjellorusisë dhe Polonisë ose Detit Baltik, Gjermanisë dhe Çekisë. Shefat e diplomacive ruse dhe amerikane Sergej Lavrov dhe Marco Rubio, kanë diskutuar tashmë mbi përgatitjen e një takimi të mundshëm të presidentëve lidhur me luftën në Ukrainë, e duket se është biseduar sesi mund të zbatohen konkretikisht ato për të cilat u ra dakord gjatë telefonatës se Trump dhe Putin të enjten e kaluar.

Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
DIGITALB DIGITALB