Katër shtetas bullgarë kanë rënë në prangat e Policisë në Greqi, pasi kanë mashtruar një 63-vjeçare shqiptare duke i marrë një shumë prej 98500 eurosh. Sipas Protothema, ngjarja ka ndodhur në ishullin Santorini dhe arrestimi i 4 bullgarëve erdhi pas mobilizimit të menjëhershëm të Policisë që bllokoi çdo rrugë. Policia ka shfrytëzuar pamjet e kamerave të zonës për kapjen e mashtruesve, mes të cilëve edhe dy gra.