Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga starti i ndeshjes Shqipëri-Serbi, tifozët shqiptarë po bëhen gati për t’u futur në stadium. Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, shihen shumë tifozë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu, në video shfaqet dhe mbërritja e forcave policore, të cilat do të sigurohen të shmangin incidentet gjatë hyrjes për në stadium dhe përgjatë sfidës.