“Bukuroshja e Adriatikut” çel sezonin e kroçierave turistike për vitin 2023. La Belle De L’Adriatique sjell 134 turistët e parë të këtij viti, kryesisht francezë. Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për zbatimin e të gjitha kushteve të sigurisë dhe lëvizjes së turistëve në territorin portual. Pas mbërritjes në port ata lëvizin në qendrat historiko-kulturore të afërta të vendit, si Durrësi, Kruja dhe Tirana.