Ata janë pensionistë, por punën nuk e kanë ndaluar përtej moshës së pleqërisë. Momentalisht, mosha e tretë është i vetmi krahë pune në fshatin Shegas të Lushnjes. Bujqësia eshte sektori jetik i tyre. Largimi i brezit të ri në emigrim, ia la barrën e punës të gjithë të moshuarve. Tokat duhen punuar, dhe për ata që kanë mbetur ende në fshat kjo është sfida e jetës. Kujtim Halla ka gjithë jetën që punon në bujqësi. Dikur në kooperativë sot në serrat diellore. Një punë e lodhshme dhe shumë sfilitëse pasi prodhimi nuk shitet në treg