Ekonomia në 2024-ën nuk duhet të ketë më bujqësinë sektor prioritar shprehen ekspertët, por të jetë një sektor mbështetës në tërësi i ekonomisë në ndërveprim me sektorët e tjerë. “Bujqësia mendoj nuk duhet të shihet më si sektor prioritar për sa kohë ajo po konsumon pjesë të buxhetit dhe nuk po jep rezultat. Pra, duhet parë në syrin e një sektori që bashkëvepron me turizmin të kthehet në rentabël për ekonomin shqiptare dhe për të ngritur mirëqenien e përgjithshëm të ekonomisë”, u shpreh Eduart Gjokutaj.