Top Channel/ Bujar Osmani: Drafti i Ramës, largpamës: “Do nxirrte palët nga ngujimi”!
15/06/2023 18:10

Maqedonia e Veriut po i ndjek me vëmendjen zhvillimet në Kosovë, por edhe Shkupi zyrtar, në thirrjet e tij drejtuar palëve kërkon bashkëpunimin të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare. Ky apel, më së shumti, i drejtohet Prishtinës. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani deklaroi se bashkëpunimi me aleancën euroatlantike, BE-në dhe SHBA-në, është me rëndësi të madhe në kapërcimin e problemeve, e këro pohime i bazoi sic tha, në vetë eksperiencën e Maqedonisë së Veriut. “Unë vetëm mund të ftoj autoritetet e Kosovës që të kenë bashkëpunim të ngushtë me komunitetin euroatlantik për shkak se eksperienca jonë na tregon se bashkëpunimi me ta, koordinimi me ta, besimi tek ata asnjëherë nuk na ka lënë në baltë, nuk na ka tradhtuar. Këshilla më e mirë që mund t’ia japim, jo vetëm Kosovës, por të gjithëve në Ballkanin Perendimor– eshte qe te mbajne ngushtë raportet me komunitetin euroatlantik për shkak se kjo është e ardhmja e vetme e rajonit”, u shpreh Osmani. Kreu i diplomacies foli edhe draft-propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke theksuar se bëhet fjalë për një “nismë të re” për t’i lëvizur palët nga pozicionet e tyre. “Pa e komentuar këtë tekst nuk pretendoj se Rama tenton të imponojë zgjidhje. Unë them se ai po përpiqet të krijojë shteg për të dalë nga ky ngujim. Edhe në emër të shtetit të Maqedonisë së Veriut, por edhe në emër të OSBE-së si vend kryesues i radhës, përshëndes këtë nismë të kryeministrit të Shqipërisë që mendoj se ka qëllime të mira. Megjithatë, autoritetet në Prishtinë janë ato që vendosin se cila është më e mira për to”, theksoi Osmani.

Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16
Top Channel/ “Porta e Alpeve” 100 milionë euro, miratohet projekti që lidh Alpet me Adriatikun
10/04 15:13
Top Channel/ “Do të mendojmë në fillim për ju dhe familjet në nevojë’, Rama me pensionistët: Nëse…
10/04 15:05
Top Channel/ Bazë për SHBA në Kuçovë, ministri paralajmëron armë “Made in Albania”
10/04 15:04
Top Channel/ Sezoni i ri turistik, aksion në Velipojë për pastrimin e zonës
10/04 14:51
Top News – Hoxha, bast për integrimin. Ministri i jashtëm: Shqipëria do marrë IBAR
10/04 14:34
Top News- “Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”, banera me mbishkrime në Vlorë e Himarë
10/04 14:22