Kryeministri Edi Rama reagoi pas postimit të këshilltarit amerikan të PD, Chris LaCivita, ku publikoi videon e një bufi që ha një mi. Kryesocialisti drejtoi pyetjen se cili është miu, duke e quajtur LaCivita latif nga Amerika i sjellë nga bufi në Shqipëri. Sipas Ramës, këshilltari gjeti budallenj që i paguajnë paratë, duke nënkuptuar demokratët.