Një tragjedi e rëndë, nuk mbahet mend të ketë pasur dicka të tillë keto 40 vitet e fundit: të tronditur, banorë të Tetovës rrëfejnë zjarrin dhe shpëthimin e fuqishëm në spitalin ku trajtoheshin të sëmurët me koronavirus, i cili shkaktoi 14 viktima. Disa prej trupave janë djegur aq keq, sa për identifikimin e tyre nevojitet analiza e AND-së.