Qendrat e votimit në 650 zona elektorale ne Angli, Wales, Skoci e Irlandën e veriut u celën mëngjesin e sotëm në orën 7 të mëngjesit e mbyllen në orën 22.00 për zgjedhjet e pergjithshme në të cilat shihet qartazi si favorite për të ardhur në pushtet Partia Laburiste në opozitë e cila pritet t`i japë fund mbizotërimit 14-vjeçar të Partisë Konservatore. Rreth 50 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar.