Pak ditë pas “The Guardian” një tjetër tabloid britanik si “Express” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, duke ftuar britanikët të zbulojnë vendin e fshehur në gadishullin e Ballkanit. Artikullin e plotë të tabloidit britanik e ndau në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama duke shtuar se reportazhi fokusohej tek aeroporti i ri i Vlorës si një arsye më shumë që vizitorët britanikë të udhëtojnë direkt drejt jugut dhe plazheve të rivierës sonë.