Top Channel/ Britania i përgjigjet Rusisë, bën gati 15 miliardë paund investime në armët bërthamore
02/06/2025 19:30

Britania do të ndërtojë një seri nëndetësesh sulmuese me energji bërthamore. Këtë do ta shpallë sot Sir Keir Starmer, ndërsa vendos forcat e armatosura në gatishmëri lufte. Ato do të zëvendësojnë shtatë nëndetëset e klasës Astute të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat janë të pajisura me armë konvencionale, dhe do të hyjnë në funksion nga fundi i viteve 2030, duke iu bashkuar katër nëndetëseve Trident që përmbajnë parandalimin bërthamor të vendit në det. Starmer do të premtojë gjithashtu një investim prej 15 miliardë paundësh në programin sovran të armëve bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar. Ky njoftim i kryeministrit është pjesë e rishikimit strategjik të mbrojtjes së shumëpritur të qeverisë, që do të publikohet sot. Rishikimi pritet të rekomandojë që forcat e armatosura të kalojnë në gatishmëri lufte në një epokë kërcënimesh të reja, përfshirë rrezikun “e menjëhershëm dhe të ngutshëm” që paraqet Rusia. Sekretari i mbrojtjes, tha se Britania duhet të jetë e përgatitur për një sulm ushtarak nga Rusia dhe se rishikimi do të dërgojë një “mesazh për Moskën” për gatishmërinë e Britanisë për të luftuar. Megjithatë, ai u tërhoq nga angazhimi për të shpenzuar 3 për qind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2034, tre ditë pasi në një intervistë për The Times kishte thënë se nuk kishte “asnjë dyshim” se Britania do ta përmbushte këtë objektiv në parlamentin e ardhshëm. Ai kishte thënë se do të ketë një “dekadë të sigurt të rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen”, duke shtuar: “Kjo na lejon të planifikojmë dhe të përballemi me presionet.” Plani dhjetëvjeçar i mbrojtjes bazohet në një angazhim prej 3 për qind dhe nuk është i përballueshëm pa të. Aktualisht, Britania shpenzon 2.3 për qind të PBB-së, që pritet të rritet në 2.5 për qind deri në prill 2027. Megjithëse teksa u pyet gjatë intervistës nuk përmendi që objektivi prej 3 për qind ishte parë më parë si një “ambicie”. Sekretari britanik i mbrojtjes tha se Rusia po e sulmon çdo ditë Britaninë në hapësirën kibernetike, por kur u pyet në një emision televiziv nëse priste që Moska të niste ndonjë formë të sulmit ushtarak ndaj Britanisë, ai tha: “Duhet të jemi të përgatitur, NATO duhet të jetë e përgatitur. E shohim Putinin në Ukrainë duke u përpjekur të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë me forcë… është pjesë e agresionit të shtuar rus.” Nëndetëset e reja sulmuese do të jenë pjesë e partneritetit të sigurisë ndërmjet Britanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Australisë. Nënshkruar në vitin 2021, marrëveshja u lejon tre vendeve të ndajnë teknologjinë dhe pajisjet e nevojshme për të ndërtuar nëndetëset, si dhe inteligjencën e mbledhur përmes misioneve të zbulimit.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58