Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republikës Serbe në Kosovë. Qëndrimin e Britanisë së Madhe e bëri të ditur kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns, teksa komentoi planin franko-gjerman për Serbinë dhe Kosovën, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.