Brikena dhe Shëndriti i kanë bërë një rreng Mateos me rastin e 1 Prillit, ditës së gënjeshtrave, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Dy banorët i thanë Mateos se Brikena kishte dalë nga shtëpia. Teksa ajo ishte fshehur, Shëndriti shkoi ta zgjojë Mateon, i cili po flinte, ku i thotë që Brikena ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Gjithashtu Shëndriti i ka kërkuar Mateos që të dilte pak jashtë me të. Ai i tha gjithashtu se Brikena i kishte lënë amanet që të kujdesej për të. Mateo mbeti i hutuar, duke u përpjekur të kuptonte se çfarë po ndodhte.