Brezi Z, siç quhet brezi i lindur pas vitit 1995, është i pari që e ka kaluar fëmijërinë me smartphone në dorë, në një realitet virtual emocionues, por edhe të rrezikshëm. Kalimi i shpejtë nga fëmijëria e lirë dhe e bazuar te loja në një fëmijëri të mbërthyer pas telefonit ka shkaktuar probleme të rënda në zhvillimin social dhe neurologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve, vë në dukje psikologu social Jonathan Haidt në librin sociologjik “Brezi i Ankthit”, që vjen i përkthyer në shqip.