Gati 200,000 njerëz në disa shtete amerikane janë pa energji elektrike prej një serie stuhish të fuqishme, erërash shkatërruese dhe breshëri me përmasat e një topi golfi që goditën disa rajone të vendit. Me e prekura ishte pjesa veriore e Teksasit. Moti i keq mori të paktën 25 jetë njerëzish gjatë fundjavës e lëndoi me qindra të tjerë teksa la pas një vazhdë shkatërrimi në një pjesë të SHBA-së.