Ashtu siç ndodh rëndom, kapriçot e motit, kanë dëmtuar rëndë fermerët. Kanë mjaftuar 20 minuta stuhi breshëri që në fshatin Muçan të Elbasanit të mos mbetet më asgjë. Pemtaria e të mbjellat e stinës janë shkatërruar tërësisht. 6 hektarë vreshta, duhan e prodhime të tjera këtë vit u shkatërruan plotësisht.