Fermerët e disa fshatrave të Kolonjës janë dëmtuar si pasojë e breshërit të një dite më parë. Të mbjellat e tyre janë prekur masivisht duke shkaktuar dëme në masë si në perime ashtu dhe në pemët ri dhe vreshtari. Sipas të dhënave fshatrat e prekur janë Rehova, Taçi, Starja, Gjonçi, etj ku qindra hektarë me fruta perime dhe mijëra rrënjë kryesisht në mollë dhe kumbulla janë thuajse të shkatërruara