Një breshër i furishëm ka rënë natën në Lushnjë, duke shkaktuar dëme me së shumti në zonën e Darsisë, në fshatin Hysgjoka. Sipas banorëve, breshër i përmasave të tilla nuk ishte parë ndonjëherë. Ata thonë se ka bërë dëme në sera duke dëmtuar mbulesat, agrumet dhe ullinjtë.