Top Channel/ “Breçani përdori pinin e Nuredinit”, detajet e forta nga seanca në GJKKO
03/02/2025 19:31

Detaje të reja janë zbardhur nga seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”. GJKKO pranoi gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe Dedan Gjoni në këtë process, ndërsa çështja u nda për ish zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin dhe ish efektiven e policisë, Jonida Babameto. Të dy ata do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Gjithashtu gjykata shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Breçanit dhe Babametos në Gjykatën e Tiranës. Erzen Breçani në sallën e gjyqit u shpreh se nuk mund të pranojë të gjykohet me provat e paraqitura nga SPAK. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha Breçani deklaroi se: Unë dua të gjykohem me procedurën e zakonshme. E njoh shumë mirë hetimin dhe në dijeninë time, ky që është pas meje, Bujar Ajeti që e njoh që kur ishim fëmijë, më pas edhe tek RENEA, në dijeninë time nuk ka qenë ky person në kërkim nga shteti shqiptar. Unë kam arsyet e mia pse unë nuk e pranoj gjykimin e shkurtuar. Bujar Ajeti ka qenë i shoqëruar disa herë, ka kaluar kufirin me pasaportë. Unë kam ndjekur kriminelët gjithë jetën time, nuk kam përse të përkrah këtë kategori tani. Nuk mund ta pranoj që unë të gjykohem me këto prova që janë paraqitur. Për akuzën e “pastrimit të parave”, as më ka shkuar në mend dhe as kam pastruar para. SPAK thotë vetë që nuk kemi mundësi financiare dhe është e vërtetë, paratë për hidrocentralin ia kemi marrë vëllait që ka 25 vite, me disa biznese. Prokurori Vladimir Mara u shpreh se Erzen Breçani ka përdorur një pin në aplikacionin Sky Ecc që më parë e ka përdorur bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani. Ndërkohë, gjykata i ka ndarë nga ky proces personat e tjerë që ndodhen ende në kërkim mes tyre djali i Erzen Breçanit, Eralbi, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej nëntorit të vitit 2023. Disa nga të pandehurit, kërkuan ndarjen e çështjes nga të tjerët, kërkesë e cila nuk u pranua nga GJKKO. Ky grup i strukturuar kriminal akuzohet për “trafik ndërkombëtar droge” në disa episode, “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, “nxjerrje e informacionit sekret”.

Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15