Një prej fëmijëve të bllokuar në pallat është shpëtuar nga zjarrfikësit në Lushnjë. Momenti i shpëtimit është pritur me duartrokitje nga qytetarët që ndodheshin jashtë dhe prisnin me ankth për ndonjë lajm për familjarët e tyre të ngecur brenda ndërtesës. Gjendja e fëmijës është e mirë, ndërsa po merr ndihmë nga mjekët në ambulancën që ndodhej jashtë.