Fenomeni i emigracionit po zbraz shkollat. Këtë vit shkollor në banka janë ulur 17 543 nxënës më pak. Rënia më e thellë ndihet më shumë në arsimin 9 vjeçar ku krahasuar me vjet mungojnë 11 146 fëmijë të moshës shkollore 6-15 vjeç, ndërsa në shkollat e mesme numri është ulur me 6400 gjimnazistë.