Një nga zonat më të mëdha bujqësore dhe turistike të bashkisë Rrogozhinë është boshatisur nga njerëzit. Është fshati Vilë Bashtovë, ku fenomeni i emigrimit ka prekur familje të shumta. Në pamje të parë, nëse kalon përmes fshatrave syri të zë toka bujqësore djerrë. I vetmi traktorist që gjejmë duke punuar tokat është Luftar Hoti. Ai tregon se nuk ka kërkesa për punimin e tokës.