Sot u mbajt ceremonia zyrtare për kalimin e detyrës nga Altin Dumani për Klodian Brahon, kreun e ri të SPAK. Dumani gjatë fjalës së tij u shpreh se sot u mbyll një nga kapitujt më sfidues për të. Më tej shtoi se ai dhe SPAK në përgjithësi janë ndeshur me presione, por tani Prokuroria e Posacme është më e fortë dhe më e besueshme.