Top Channel/ Braho e nis detyrën kundër Ballukut, Top Channel zbulon relacionin
18/12/2025 23:12

Paraditen e të premtes disa prokurorë të SPAK do të paraqiten përpara Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin në Kuvend për të kërkuar autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut. Burime nga Kuvendi tregojnë për Top Channel se, krahas prokurorit të çështjes, Dritan Prençi, në përfaqësim do të jenë edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, si dhe prokurorja Dorina Bejko. Kjo nënkupton se ditën e parë në detyrë, Braho do ta nisë me një përballje në kuvend, duke argumentuar arsyet për arrestimin e Ballukut. Në relacionin prej 32 faqesh të siguruar nga Top Channel, Spak argumenton në kërkesën për heqjen e imunitetit se ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Balluku dyshohet për ndërhyrje në të paktën 11 procedura tenderimi me vlerë shumë të lartë financiare, si dhe për ushtrim presioni ndaj një vartëseje, edhe pasi ishte marrë e pandehur. Në dokumentin e dërguar në Kuvend, SPAK rendit disa prej projekteve kryesore për të cilat po zhvillohet hetim, përfshirë tunelin e Llogarasë, lotet e Unazës së Madhe, si dhe tendera të tjerë të rëndësishëm infrastrukture. Një orë para mbledhjes së Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin, do të mblidhet Sekretariati i Etikës. Socialistët kanë kërkuar dënimin e 29 deputetëve demokratë për tensionin në kuvend gjatë seancës së të enjtes, por Top Channel mëson se asnjë prej ligjvënësve opozitarë nuk rrezikon pjesëmarrjen në mbledhjen për imunitetin e Ballukut, pasi pezullimet e Sekretariatit të Etikës vlejnë vetëm për komisionet parlamentare dhe për seancat e kuvendit, e jo për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin. Ndërkaq, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë për ndalimin e daljes jashtë shtetit për Ballukun. Apeli nuk ka shqyrtuar ende masën e pezullimit nga detyra, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Edhe për dy të pandehurit e tjerë, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, Apeli nuk e ndryshoi vendimin ndaj tyre.

Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44
Top Channel/ Balla: Kavaja do vëmendje më të madhe se qeveriset nga PD-ja dhe ata kanë më…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla në konferencë: Ne shtatorë fillojnë përgatitjet për…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla: Një nën grada si puna e tij është problem për Partinë Demokratike, për mua ai…
24/03 13:24
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Jam shumë mirënjohës Gjermanisë për…
24/03 13:24
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-, Balla: Për ligjin e referendumin e pres që…
24/03 13:16
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Opozita duhet të distancohet nga…
24/03 13:10
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-ë, Balla në konferencë: Kushtetua nuk e ka…
24/03 12:56
Top Channel/ Taulant Balla në konferencë për shtyp: Kushtetuta e përcakton si mbahet referendumi
24/03 12:50
Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
Top Channel/ Protesta e PD, 15 arrestime për molotovët, 9 protestues procedohen në gjendje të lirë
23/03 12:40
Top Channel/ Gjermania dënon dhunën në protestë: Protesta po, por jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 12:39
DIGITALB DIGITALB