Gjatë Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i PS-së, Erion Braçe, nuk i kurseu kritikat ndaj zv/ministrit të Financave, Endrit Gjyzeiraj. Në fjalën e tij, Braçe i kërkoi llogari zv/ministrit se përse nuk kompensohen bujqit që shesin prodhimin e tyre dhe nuk e çojnë te pikat grumbulluese, duke shtuar se kjo ka goditur drejtpërsëdrejti sektorin e bujqësisë.