Deputeti socialist Erion Braçe gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë, për projektligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, u ndal tek diferencimi që po bëhet mes deputetëve dhe drejtorëve, me pozicione në institucionet shtetërore. Ai u shpreh se në momentin që menaxhohen interesa të drejtpërdrejta, si deputeti ashtu edhe drejtori i një institucioni, duhet të jenë të barabartë në raportimin e stilit të jetesës e të ardhurave.