Bujqësia edhe kësaj here në parlament shkaktoi debat brenda maxhorancës ku flamurin e kritikave e mban Erion Braçe. Deputeti rebel Braçe para se të nisë të flasë për kontrata e qiradhënies së tokave bujqësore, foli për rritjen e kostove të prodhimit bujqësore. ” Bujqësia po rritet realisht. U rrit qiraja e tokës, kostoja e plugimit, frezimit, mbjelljes prej naftës sigurisht. U rrit kostoja e vaditjes prej klimës dhe çmimit të naftës. U rrit kostoja e plehërimit prej kartelit. U rrit mirëqenia, u rritën të gjitha pse mos të rritemi edhe ne”, tha ai. Analizë kjo që nuk u mirëprit nga Krifca.