Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur sot për buxhetin e vitit 2022 dhe paketën fiskale, duke paraqitur para deputetëve të tjerë në Kuvend propozimet e tij lidhur me 10 amendamente. Braçe u shpreh se ka propozuar që të përjashtohen kryesisht bizneset e mëdha nga lista fiskale, të cilët paguajnë vetëm 6% tvsh pasi sjellin të ardhura në bilancet e tyre.