Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04/2026 19:41

Deputeti socialist Erion Braçe i është drejtuar me tone të ashpra sot në Kuvend ministrit të Bujqësisë, duke evidentuar disa nga problematikat më kryesore që po përballen fermerët. Braçe tha se heqja e naftës falas për ta është bërë një moment shumë të pafavorshëm pasi çmimi i naftës është shumë i lartë. “Pse nuk favorizoni prodhimin por favorizoni kokë lope, dele dhe dhi… po jepi mo lekë për litër dhe vendos një standard të atij qumështi që prodhohet, jepi lekë për kg prodhimi, çfarëdo prodhimi të jetë. Ajo skemë ka këtë pjesë të mirë, por pjesën tjetër ama që keni hequr naftën që ishte falas në një moment krize… unë e kam thënë që po duhet të ndryshojë skema e naftës, por jo në një moment krize, kur çmimet janë sipër dhe nuk e dimë sesi do të shkojë, sepse rrisin drejtpërdrejtë koston”, u shpreh ai. Një tjetër problem për të cilin e ka bërë thirrje ministrit që të marrë masa dhe të verifikojë në terren, është rritja e çmimit të plehrave kimike. Braçe thotë se justifikimi i shitësve se po shesin me çmimin e bursës është i pavërtetë, pasi sipas tij, nga të dhënat që ka marrë në Dogana, vetëm tre tonë pleh kimikë është importuar pas nisjes së luftës, pjesa tjetër ka qenë e blerë para sulmit në lindjen e Mesme. “E në krahun tjetër kemi plehrat kimike ministër, është abuzim shumë i madh, nga data 28 shkurt deri në 31 mars që unë kam marrë të dhënat e Doganave, kanë hyrë vetëm tre mijë tonë plehra kimikë, gjithë pjesa tjetër ka ardhur para luftës, po si mos u dyfishuan çmimet sapo plasën raketat atje. Po mirë mo merret dikush me këtë dhe ta verifikojë? Thotë ai në Kavajë, ‘po shes me çmimin e bursës’… të kujt burse mo po shet ai? Kur mallin e ka sjellë në 2025 dhe muajt e parë të 2026? Vejini fre abuzimit, ndryshe fermerët nuk do marrin frymë”, tha Braçe.

Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51
Top News – Do ndëshkojë ‘të padobishmit’ e NATO-s / ‘Pëshpëritësi i Trumpit’ në Shtëpinë e Bardhë
09/04 15:51
Top News- Çifti zhvendos shtëpinë, literalisht…‘E ngarkon’ mbi kamion, ishte në truallin e gabuar
09/04 15:47
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 15:44
Top News – Denoncimi i Braçes: Kompania “Lufra” fushatë kundër qumështit vendas
09/04 15:42
Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04 15:31
Top Channel/ Pitbulli kafshoi të miturën, paditet bashkia në Vlorë, banorët të shqetësuar
09/04 15:28
Top Channel/ Alarm për mashtrimet me SMS, qytetarët marrin mesazhe false
09/04 15:25