Banka Qendrore e Kosovës nuk jep shenja se mund të lëvize nga qëndrimi i saj për dinarin, por njoftoi se ka hapur një linjë telefonike pa pagesë për t`i krijuar serbëve të Kosovës mundësinë të informohen më në detaj lidhur me rregulloren e saj për pagesat me para kesh, që ndalon përdorimin e dinarit serb. Linja në fjalë, deklaroi BQK, “i dedikohet krejtësisht qytetarëve nga komuniteti serb që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe kanë nevojë të informohen drejt dhe konkretisht”.