“Bota e Re” është koncerti Instrumentalo-Simfonik, që vjen këtë të diel në mbrëmje për artdashësit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, nën interpretimin e violonçelistit të talentuar Klaudio Zoto. Shfaqja do të kulmojë me Variacione mbi një temë Rococo nga Tchaikovsky, që ai e krijoi si një homazh për kompozitorin e tij të preferuar, një vepër që ndërthur elegancën dhe ndjeshmërinë në tingujt e violonçelit.